Mbi 300 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid në vend

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 379 raste të reja nga 5,339 testime të kryera.

Fatkeqësisht në orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani. Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë.

Në orët e fundit janë shëruar 39 qytetarë. Sakaq, ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish apel për t’u vaksinuar, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 379 qytetarë, në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste  në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol.

Share With:
Translate »
140 Views