Mbi 900 raste të hepatitit akut janë raportuar tek fëmijët, thotë OBSh-ja

Tridhjetë e tre vende kanë raportuar 920 raste të mundshme të hepatitit akut të rëndë tek fëmijët deri më tani, tha këtë të premte Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

Mes tjerash, kjo e fundit bëri të ditur se Rajoni Evropian përbën gjysmën e rasteve të mundshme duke përfshirë 267 nga Britania, kurse një e treta e rasteve nga Shtetet e Bashkuara shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Autoritetet shëndetësore janë duke hetuar rritjen e rasteve të hepatitit tek fëmijët, e cila është përhapur që nga muaji prill i këtij viti.

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA thonë se infeksioni me adenovirus, një virus i zakonshëm i fëmijërisë, është hipoteza kryesore për rastet.

Nga të dhënat e fundit nga OBSh-ja bëhet e ditur se 45 fëmijë me hepatit akut kanë kërkuar transplantim të mëlçisë, kurse 18 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Share With:
Translate »
115 Views