Mblodhi të ardhurat për operacionin e vogëlushes që u dogj, Noizy jep lajmin e gëzueshëm

Noizy iu dedikua me mish e me shpirt për të ndihmuar vogëlushen 2-vjeçare që u dogj me qumësht. Ndaj përvec ndihmës personale, ai kërkoi ndihmë edhe nga miqtë dhe fansat e tij për të realizuar operacionin e vajzës së vogël. Këngëtari nxorri “zbuluar” të gjithë ata që gënjyen se kishin ndihmuar me vlera monetare, duke iu publikuar emrat në rrjetet sociale.

Në profilin e tij në Instagram, Noizy ka dhënë lajmin e mirë se vajza tanimë ishte në gjëndje të mirë shëndetësore. Prindërit e saj, nuk kanë kursyer edhe falenderimet për këngëtarin shqiptar.

“Zemër ja doli vajza. Të falenderojmë me gjithë shpirt. Je hero ne familjen tonë”, i kanë shkruar Noizy-t.

Share With:
Translate »
681 Views