Prindërit cool të Rita Orës, matchy-matchy në koncertin e të bijës

Por duket se Rita ka një mbështetje shumë të madhe edhe nga familjarët e saj. Motra më e madhe, Elena Ora, shërben si konsulentja kreative e Ritës dhe e ndihmon shumë për çdo gjë që ajo ka nevojë. Por një mbështetje shumë e madhe për këngëtaren shqiptare, janë dy prindërit e saj, mami Vera Ora dhe babi i saj Besniku. Madje mund të themi se ata të dy janë dhe prindërit më ‘cool’ dhe modern që u kanë parë sytë ndonjëherë. Vetë Rita ka publikuar një fotografi të të dyve përpara nisjes së spektaklit të saj. Të dy janë veshur me xhaketë ushtarake dhe në fytyrat e tyre lexohet lumturia për suksesin e vajzës së tyre. “Prindërit e mi janë më të bukurit. Kanë kombinuar xhaketat për spektaklin e vajzës së tyre të vogël”, – ka shkruar Rita bashkangjitur fotografisë së prindërve të saj.

Share With:
Translate »
598 Views