Mbrëmë dasma e Mirdonit dhe Elmedinës, çifiti zbulojnë se po presin një bebe

Sonte po i jep fund beqarisë Mirdon Pacolli.

Gjysmëfinalisti i BBVK2 dhe partnerja e tij e kahmotshme Elmedina, në një nga kafiteritë në periferi të Prishtinës u kurorëzuan në praninë e kryetarit Përparim Rama.

Dasma erdhi pak a shumë si befasi meqë i ishte kërkuar edhe mysafirëve të ruajnë sekretin e eventit, sikur të ishte ndonjë ceremoni private mbretërore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @thuglifeoffardi


Por, për këtë nguti duket se paska arsye të forta.

Pritja e ëmbël e Elmedinës ka bërë që të organizohet shpejt e shpejt ky event ku të ftuar pos rrethit të ngushtë të familjeve janë edhe një pjesë e ish-banorëve të BBVK2 e edhe 3.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale nga të pranishmit në event, shihet qartë barku i rrumbullakosur i Elmedinës që duket të jetë diku nga mesi i pritjes së ëmbël.

Detajet tjera, si përshembull gjinia e bebes nuk dihen ende por duket se u konfirmua edhe një herë mendësia shqiptare, dasmat në dimër, veç nëse i ‘cakton’ gjinekologu.

Me trashëgime çifti!  

Share With:
Translate »
67 Views