Mbretëresha e televizionit na prezanton familjen në këtë periudhë festash
Pak para Krishtlindjeve, mbretëresha e buzëqeshjes së televizioneve italiane Michelle Hunziker ka vendosur të bëjë një udhëtim të vogël me familjen e saj.
Aktorja e famshme është fotografuar në Bergamo me bashkshortin Tomaso Trussardi dhe me dy vajzat e saj të vogla Sole, 5 vjeç dhe Celeste, 3 vjeç.
41-vjeçarja shihet e veshur plot stil me ngjyrat e ndezura të festave.
Hunziker duket shumë e lumtur përkrah familjes së saj, ndërkohë që shoqërohen edhe nga dy qentë e tyre.
Ndërsa vajza e saj e madhe Aurora Ramazzotti, që e ka me ish bashkëshortin, këngëtarin Eros Ramazzotti, nuk ishte me të.