Mbretëresha Elisabeth paska fituar në adoleshencë një medalje që sot e tregon me krenari

Mbretëresha Elisabeth, para se të zinte vendin drejtues në monarki paska ndjekur kurse për shpëtimin e njerëzve nga mbytja, konkretisht ka pasur fondacion mbretëror për këtë. Monarkja ishte aq e aftë saqë u bë e para që merrte medalje e ‘Royal Life Saving Society’ në moshën 14-vjeçare.

Ka qenë vetë mbretëresha ajo që e kujtoi me nostalgji këtë moment special, gjatë një video bisede me përfaqësues nga ‘Royal Life Saving Society’. Ajo pranoi se nuk e dinte që ishte e para që e mori aq e re atë medalje, por ndihet shum krenare kur e kujton si periudhë.

“Për mua ishte një arritje e madhe dhe isha shumë krenare që mbaja medalje në kostumin tim të banjës. Ishte shumë gjë e madhe për mua”, u shpreh ajo më tej.

Elisazbeth e mori çmimin më 1941-in. Që prej asaj kohe shoqata funksionon në të gjithë shtetin duke stërvitur persona të ndryshëm që të shpëtojnë njerëz nga mbytja.

 

Share With:
Translate »
151 Views