Mbytet fëmija 4 vjeç në Patos, u rrëzua në pusin 10 m të thellë

Një fëmijë vetëm 4 vjeç ka rënë në një pus mëngjesin e sotëm në Patos dhe për pasojë është mbytur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Ruxhdije, ku i mituri me inicialet R.K., është rrëzuar në pusin e banesës së tij, i cili ishte 10 metra i thellë.

Ai ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur është rrëzuar dhe është mbytur në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes.

Forcat e zjarrfikëses mbërritën pas lajmërimit dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të fëmijës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e incidentit, ndërkohë që priten të tjera detaje të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

“Sot në datën 29.10.2018, rreth orës 10:20, në fshatin Ruzhdie, Fier, fëmija me iniciale F.K, 4 vjeç, dyshohet se duke luajtur në oborrin e shtëpisë është rrëzuar dhe është mbytur në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Share With:
Translate »
777 Views