Mbytet në lumin Devoll adoleshentja nga Berati

Një ngjarje tragjike është regjistruar pak orë më parë në fshatin Fermë Partizani të Beratit, ku një vajzë 14-15 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është mbytur në lumin Devoll.

Policia lokale njofton se viktima me inicialet G.K., kishte shkuar së bashku me disa shokë dhe shoqe për t’u larë në lumë për shkak të temperaturave të larta, që ka sjellë dhe ngjarjen tragjike. Kanë qenë punonjësit e Policisë ata që kanë kontrolluar lumin për të gjetur trupin e pajetë të vajzës së re.

Është ngritur një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të incidentit.

Share With:
Translate »
264 Views