Mbyti tre fëmijët e saj të mitur, gjykata e shpall të pafajshme 44-vjeçaren

Një nënë, në Britaninë e Madhe, mbyti tre fëmijët e saj, sepse mendonte se sëmundja e saj mendore do t’i linte “të dëmtuar” dhe të paaftë për të bërë një jetë të shëndetshme dhe normale, ka dëgjuar Gjykata Penale Qendrore.

Deirdre Morley, 44 vjeç, nga Parson’s Court, Newcastle, la dy shënime në shtëpi duke thënë “Më fal” pasi mori jetën e Conor, nëntë vjeç, Darragh, shtatë vjeç dhe tre-vjeçares Carla McGinley. Ngjarja ka ndodhur në 24 janar të vitit kaluar.

Në një shënim të dytë ajo kishte shkruar: “Unë nuk shoh asnjë të ardhme me këto shqetësime dhe me këtë sëmundje mendore. U detyrova t’i marr fëmijët me vete. Jam thyer dhe nuk mund të rregullohem. Nuk mund të jetoj me veten time. Me vjen shume keq.”

Zonja Morley u dërgua në Spitalin Tallaght ku u vu në koma të detyruar, para se të arrestohej.

Së fundmi gjykata e ka shpallur të pafajshme. Si psikiatrët e mbrojtjes, ashtu edhe ata të prokurorisë e mbështetën këtë vendim të gjykatës duke e diagnostikuar 44-vjeçaren me çrregullime bipolare të tipit 2.

Psikiatrët thanë se me këtë çrregullim, 44 vjeçarja nuk ishte në gjendje që të kuptonte se po mbyste fëmijët e saj.

Share With:
Translate »
2340 Views