Mc Kresha zbulon planet për zgjerimin e familjes: “Nuk varet vetëm nga unë”
Reperi Mc Kresha, i ftuar në “Top Arena” tregoi planet e së ardhmes për karrierën dhe familjen.
I pyetur nga Jori Delli nëse planifikon të zgjerojë familjen, Kresha u shpreh se do të dëshironte një fëmijë të tretë. Ndërsa pyetjes, nëse do të donte që fëmijët të ndjekin hapat e tij dhe të futen në botën e muzikës, artisti iu përgjigj se “arti nuk është profesion”.
“Me qejf e kam, por nuk varet vetëm nga unë. Unë si artist nuk do doja që fëmijët të merreshin me muzikë. Por arti nuk është profesion, është talent. Vajza ime që në moshën 2-vjeçare pikturon, ka edhe prirje për të kënduar. Dua që me kalimin e kohës, të jetë ajo e zonja dhe të vendosë çfarë të dojë në jetë”.