Me bast që asnjëri nga ju nuk e beson që kjo vogëlushe është Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi na ka surprizuar të gjithëve me dukjen e saj në moshën e fëmijërisë.

Asnjë nuk do e njihte nëse nuk do të na e tregonte se ishte vetë ajo në këtë foto. Duket aq e ëmbël dhe aq e bukur!

Kjo foto na e vërteton edhe më tepër origjinalitetin e bukurisë që Leonora rrezaton sot pas kaq shumë vitesh.

Ndërsa i janë ngjallur shumë kujtime të së kaluarës, Jakupi shkruan me nostalgji se fotoja i përket kohës kur ajo ishte në klasë të parë, kur ishte në modë modeli i flokëve shtrumfeta.

“Nostalgji. A ju kujtohet shtrumfeta. Edhe kjo frizura mos met hy flokt në sy. Klasa e parë, u rritën pak flokët”, ka shkruar Leonora.

Kjo foto na vërteton gjithnjë e më shumë se Jakupi ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura dhe më të ëmbla të ‘showbiz-it’ shqiptar.

Herë pas here, Leonora na sjell momente të ndryshme të jetës së saj, pak kohë më parë na njohu me imazhin e saj në periudhën e adoleshencës.

Shuma nga vipat e përdorin shpesh herë këtë taktikë të bërit publike të shumë fotove apo videove nga e kaluara e tyre, duke ngjallur kështu mjaft nostalgji edhe tek ndjekësit.

Share With:
Translate »
447 Views