“Më e mirë e ëma se e bija”, një mami si e Rita Orës

Bëmë mama të të ngjaj, firmosur nga Rita Ora!

Pas Yolanda Hadid e cila postoi një foto në tanga dhe Vera Ora që tashmë shfaqet me rroba banjoje duke u relaksuar në plazh, kjo duket se është zyrtarisht java e mamave.

Të paktën kështu zbuluam një herë e mirë se nga e marrin pamjen e tyre të parezistueshme vajzat e spektaklit.

Vera i la të gjithë pa fjalë me foton e fundit që ka postuar në Instagram, ku duket shumë tërheqëse dhe nuk ndjen aspak peshën e 51 viteve të saj.

Përtej linjave që janë për t’u admiruar, spikat fakti që mamaja e yllit të muzikës nuk duket aspak banale, por shumë elegante, si të ketë dalë nga një revistë mode. 

Share With:
Translate »
845 Views