Me fakte shkencore, Eliona Pitarka rrëzon teorinë e gjysheve se fëmija duhet të qajë derisa të pushojë vetë
Aktorja Eliona Pitarka, është bërë nënë për herë të dytë. Ishte vetë ajo që publikoi foton e vogëlushes së saj të porsalindur. Deri më tani aktorja nuk e ka bërë ende të ditur emrin e vajzës së saj.
Së fundmi ajo ka ndarë një foto në Instagram nga ku ndan disa këshilla për nënat dhe gjyshet.
“Boll mE shprehjen lërini të qaj”, shkruan Pitarka.
Teksa bashkëngjitur shprehjes ka ndarë një revistë ku thuhet se një bebe e porsalindur nuk duhet të lihet që të qajë pasi kjo gjë do ti shkaktojë stres.
“Nëse fëmija është duke qarë dhe askush s’ merret me të dihet se në fund do të pushojë por duke u mbyllur në vetvete. Kjo dukuri nuk duhet ngatërruar me qetësinë. Caste të tilla qetësie dhe heshtje prodhojnë hormone stresi. Duke mos e ditur këtë shumë prindër përdorin teknikën lerni të qajë derisa ta zërë gjumi”, shkruhet në revistë.
Kujtojmë se Eliona dhe partneri u saj ndajnë dhe vajzën e tyre të parë e
cila quhet Gala. Rreth një vit më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Aktorja e cila nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi më në fund për herë të parë asokohe një foto me të.