“Më fal që nuk jam…”: Me vonesë, Adisi bën urimin e tij për Troin!

Adis Patushi vonoi pak për t`ia bërë dhe ai publikisht urimin djalit të tij dhe Adrola Dushit, megjithatë mesazhi ishte mjaft i ndjerë. Troi bëri 10 vjec, e në këtë përvjetor të vecantë, e ëma i bëri një urim plot dashuri nga zemra, e po kështu mjaft i ngrohtë ishte dhe komenti i Fifit ( partnerja aktuale e Adisit), e cila shkroi në Instagramin e modeles.

“Më fal që nuk jam…”: Me vonesë, Adisi

Adisi ka shkruar edhe ai.

“Më fal që nuk jam…”: Me vonesë, Adisi

“Urime 10 vjetorin biri im. Ti më gëzove e më bëre baba për herë të parë . Më fal që nuk jemi afër në çdo ditë të jetës tënde ama të premtoj që çdo ditë të kam në mendje dhe në çdo gëzim tëndin babi do mundohet me patjetër të jetë afër teje. Të do babi Toi,”- thotë në mesazhin ku ka postuar dhe disa foto të tyre bashkë. Adisi u bë së fundi baba për herë të dytë, pasi Fifi solli në jetë djalin e tyre, Theo Mal.

Share With:
Translate »
78 Views