“Me fat që të kam mama”, Irini Qirjako përlotet nga mesazhi prekës i së bijës

Një ndër momentet më emocionuese të mbrëmjes së sotme në “E ardhmja është vajzë” ishte dhe mesazhi prekës i vajzës së Irini Qirjakos. Në rubrikën “Djemtë e jetës time”, këngëtarja u përlot nga fjalët e ëmbla të Riviolës e cila punon si mjeke prej vitesh në Gjermani. Më parë, Irini ka treguar se Riviola është vajza e saj e vetme dhe se është një djalë dhe vajzë për të.

Po më jepet dhe njëherë mundësia të të them dhe njëherë publikisht të të them se të dua shumë. Ti dhe babi jeni të dy prindër të jashtëzakonshëm, jam më shumë fat që iu kam dhe e falenderoj zotin çdo ditë për këtë. Kur isha e vogël më merrje në të gjitha shfaqjet e Teatrit të Operas dhe Baletit, falë teje u dashurova me muzikën klasike dhe popullore.”, u shpreh Riviola.

Irini tha gjithashtu se ishte e lumtur që e bija kishte ndjekur mjekësinë dhe sot po jep një kontribut të rëndësishëm në këtë fushë. Ndërkohë, në mesazhin e saj Riviola shtoi se mezi pret t’i rikthehet normalitetit në mënyrë që të gjithë të shijojnë muzikën e saj. “Uroj që shumë shpejt të kthehemi në normalitet që të vazhdosh planet dhe projektet e tua brenda dhe jashtë vendit që publiku të shijojë arti tënd dhe të marrësh duartrokitjet dhe dashurinë e publikut.

Arti muzika, dashuria janë ilaçi më i mirë për shpirtin. Jam me shumë fat që të kam ty mama, të kam shoqe të shkëlqyer, babai është me fat që ka një grua të jashtëzakonshme, një amvisë shembullore dhe një artiste e dimensioneve më të larta. Ti fal vetëm mirësi dhe optimizëm, jemi të bekuar që të kemi afër. “, u shpreh e bija.

Share With:
Translate »
367 Views