Me fotografitë e ëmbla nga fëmijëria, babai i uron Rita Orës ditëlindjen

Në mesin e shumë urimeve, nuk ka munguar as ai i babait të Ritës, Besnikut, i cili ka zgjedhur shumë fotografi e pak fjalë në këtë ditë emocionuese për të.

Përmes një postimi në Facebook, Besniku ka ndarë fotografi nga fëmijëria e Ritës, në kohën kur edhe familja Ora kishte shkuar në Mbretëri të Bashkuar.

“Të do babi. Urime ditëlindjen Rita Pita”, ka qenë mbishkrimi i tij.

“Rita Pita” nuk është nofka e vetme e artistes shqiptare.

Familjarët e quajnë atë edhe “Zog”, nofkë me të cilën e uroi e ëma, Vera, më herët gjatë ditës.

Share With:
Translate »
33 Views