Me foton e Kledit dhe të së bijës, modelja tregon si është marrdhënia e tyre tani

Trekëndëshit Kledi-Beatrix-Arjola në “Big Brother” iu bashkua edhe partnerja e Kledit jashtë shtëpisë, Khaoula.

E gjitha kjo situatë e pakuptueshme e Kledit solli eleminimin e tij nga shtëpia e “Big Brother”, duke qenë personazhi që mbase për shkak të kësaj ‘loje’, kishte humbur më shumë pikë në sytë e publikut.

Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”- tregoi ish-konkurrenti në Fan Club.

Mirëpo si është marrëdhënia e tyre tani?

Khaoula ka postuar një InstaStory ku ajo gjendet në foto pranë Kledit dhe vajzës së saj.

“The man who doesn’t trust”, ka shkruar modelja në foto.

Duket nga ky postim se ata vazhdojnë ta ruajnë marrëdhënien e tyre dhe mbase janë sqaruar për paqartësinë e Kledit, i cili ende po shijon famën në Shqipëri duke qenë i ftuar nëpër emisione të ndryshme.

Share With:
Translate »
52 Views