”Pres që fëmijët të mbajnë erë përpara se t’i laj”, deklarata e aktores së njohur nuk u kundërshtua nga ekspertët

Në debatin e fundit që po gjallëron botën mediatike se sa shpesh duhet t’i lani fëmijët, mendimin e saj e ka dhënë dhe aktorja, Kristen Bell. Ajo tregoi se larja e foshnjave çdo ditë mund të mos jetë e nevojshme dhe se ajo nuk e bën këtë gjë për fëmijët e saj.

Kristen dhe burri i saj, Dax Shepard, i lanin fëmijët e tyre çdo natë para se t’i vinin në shtrat. Kjo ishte rutina e tyre e përditshme, derisa fëmijët filluan të shkonin vetëm në shtrat dhe ato kanë pranuar se kanë harruar “banjën” e mbrëmjes. Çifti ka 2 vajza së bashku.

Dax shtoi se ishte e lehtë për t’u harruar, pasi foshnjat nuk u vjen erë as për “5 apo 6 ditë”. Kristen i më pas tha se i pëlqente të presë që ata të “mbajnë erë” përpara se t’i lajë, duke thënë: “Unë jam një fanse e madhe e erërave. Pasi të nuhasni një erë të caktuar, atëherë e kuptoj që është koha për t’i larë.

Aktorja 41-vjeçare vazhdoi më tej duke shpjeguar arsyet e saj dhe zbuloi se, meqenëse Kalifornia është përballur me thatësirën, është pjesërisht përgjegjësia e saj të kursejë ujin. Dhe për të kursyer edhe më shumë, ajo lahet bashkë me vajzat e saj.

Rezulton se,sipas ekspertëve, fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë të lahen çdo ditë dhe disa herë në javë duhet të jenë më se të mjaftueshme kur rriten. Ata nuk djersin si të rriturit dhe nuk ndoten shumë. Në fakt, larja shumë e shpeshtë mund ta bëjë lëkurëne tyre të thatë dhe madje mund të çojë në acarim.

Share With:
Translate »
148 Views