Me foton e vjetër nga dita e martesës, Ilir Shaqiri i bën dedikimin romatik bashkëshortes dhe e kuptuam kujt i ngjan Emily

Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të njohur shqiptarë. Ai e ka ndërtuar karrierën dhe familjen e tij në Itali. Shaqiri është i martuar prej vitesh me italianen Emanuela Morini. Së fundmi, ai i ka bërë bashkëshortes një dedikim mjaft romantik. Me një foto nga dita e tyre e dasmës, Iliri shkruan: “Pas kaq shumë vitesh nuk e di akoma nëse të meritoj, por di me siguri që të dua”. Kujtojmë se çifti janë prindër të një vajze mjaft bukuroshe, Emily, e cila edhe pse në moshë të vogël është mjaft e talentuar dhe me këtë foto, vërtetuam se ajo është kopja e mamit.

Share With:



148 Views