Vajza e Bruce Lee padit zinxhirin e restoranteve

Kompania e drejtuar nga vajza e aktorit legjendar Bruce Lee, Shannon Lee, e ka paditur zinxhirin kinez të ushqimit të shpejtë për përdorim pa leje të fotografisë së babait të saj në logon e vet. Ajo po kërkon më shumë se 26 milionë euro dëmshpërblim. Bruce Lee Enterprises me qendër në Kaliforni ka ngritur një proces gjyqësor kundër zinxhirit ‘Real Kungfu’ në Shangai, duke kërkuar që të ndalojë përdorimin e fotografisë së Bruce Lee, por gjithashtu të paguajë taksat ligjore. Kompania e bijës së Bruce Lee po kërkon gjithashtu që zinxhiri i ushqimit të shpejtë të deklarojë për 90 ditë se nuk është i lidhur me yllin e arteve marciale. ‘Real Kungfu’ u themelua në vitin 1990 dhe është i pranishëm në 57 qytete të Kinës. Kompania njoftoi se ishte e shqetësuar për shkak të padisë, pasi që kishte përdorur logon e tij për 15 vjet dhe pretendon se ajo ishte aprovuar nga autoritetet.

Share With:



73 Views