Me foton nga shtrati, Ronaldo na tregon se Georgina është shtatzënë me binjakë

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do bëhen së shpejti sërish prindër. (shikoje foton këtu)

Familja e tyre do shtohet jo me një por me dy pjesëtar të rinj pasi modelja argjentinase është shtatzënë me binjakë. Lajmin e bukur çifti e ka dhënë përmes një postimi në Instagram ku shfaqen të dy në shtrat me ekon në duar. “Shumë të lumtur t’ju njoftojmë se po presim binjakë! Zemrat tona janë plot me dashuri! Mezi po presim t’ju takojmë!”- shkroi çifti krah fotos që për 10 minuta kaloi 3 milionë klikime dhe me siguri do thyejë rrjetin.

Kujtojmë se Cristiano dhe Georgina janë prindër të një vajze me emrin Alana që erdhi në jetë 4 vjet më parë. Po ashtu, ylli portugez është baba i binjakëve Eva dhe Mateo, të lindur nga një nënë surrogate. Cristiano u bë baba për herë të parë në 2010 me Cristiano Junior dhe identitetin e nënës së tij ka preferuar ta mbajë të fshehtë. CR7 dhe Georgina kujdesen së bashku për 4 fëmijët që së shpejti do bëhen 6.

Share With:
Translate »
59 Views