Me fotot e papublikuara më parë, Bella i bën urimin më të veçantë Gigi-t për ditëlindje

Gigi Hadid festoi ditën e djeshme 26-vjetorin e lindjes dhe si një modele me famë botërore ajo mori qindra urime nga fansa, bashkëpunëtorë e miq të njohur.

Në këtë ditë speciale, nuk kishte si të mungonte urimi i motrës së saj, Bella Hadid. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente së bashku me të shtrenjtën e saj, krahas së cilës i ka dedikuar disa fjalë mjaft të ndjera.

‘Unë s’do mund ta bëj këtë jetë pa ty! Faleminderit për gjithçka që më ke mësur dhe për mbështetjen që më ke dhënë gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen më e mira ime. Të dua shumë fort!’, ka shkruar Bella.

 

Mes tyre nuk mungoi dhe një urim nga Dua Lipa, që prej kohësh është në një lidhje me vëllain e Gigi-t, Anëar Hadid. Këngëtarja me origjinë shqiptare ndau në Instagram një foto me modelen dhe zgjodhi fjalët më të bukura për t’i uruar ditëlindjen.

“Dita kombëtare e Gigi Hadid! Gëzuar ditëlindjen gjëja më e ëmbël!”, shkroi Dua në urimin e saj.

“Faleminderit motër të dua!”, iu përgjigj Hadid urimit të Lipës.

Por surprizën më të bukur, Gigi e mori padyshim nga partneri i saj, Zayn. Modelja zbuloi se Zayn i dërgoi si dhuratë në shtëpi një buqetë të madhe me lule të ndryshme si trëndafila, luleborë rozë dhe shumë të tjera. Modelja mbeti e surprizuar nga kjo dhuratë dhe në postimin në Instagram shkroi thjesht “WOW”.

Share With:
Translate »
104 Views