Më i lumtur se kurrë më parë, Alvin Berisha nuk e harron Shqipërinë

Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, duket se po e merr veten, pas shpëtimit nga kampi i tmerrit “Al Hol”, në Siri.

Babai i tij, Afrim Berisha, i ka hapur vogëlushit një profil në “Instagram”.

Nga fotot e publikuara duket qartë se vogëlushi është transformuar tërësisht dhe më në fund bën një jetë të qetë pas aq shumë vuajtjesh.

Alvin Berisha prek zemrat e të gjithë shqiptarëve, italianëve, por edhe më gjerë, me historinë e tij.

Alvin, mbahej në kampin e Al Hol në Siri, pasi u mor nga e ëma e cila u martua me një tjetër, pas largimit nga babai i 11-vjeçarit.

Gruaja fillimisht shkoi në Turqi pas një udhëtimi me avion dhe nga andej në Siri, ku ndryshoi identitetin dhe mori emrin Yushra.

Në Siri ajo u martua me një xhihadist shqiptar dhe u bë edhe me një djalë. Mirëpo gruaja humbi jetën si pasojë e një shpërthimi bashkë me të shoqin dhe djalin e tyre, ndërsa Alvini mbeti i plagosur rëndë dhe u mbajt në kampin e Al Hol në Siri.

Me ndërhyrjen e gazetarëve italianë të “Le Iene”, dhe më pas edhe të autoriteteve të të dyja vendeve, ai arriti të shpëtohej prej aty dhe të bashkohej me familjen e tij në Itali.

Share With:
Translate »
511 Views