Me këtë foto të veçantë duke ushqyer me gji Amar, Olta Gixhari rikujton procesin më të bukur në botë!

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, është bërë më 22 gusht nënë për herë të parë.

Ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në rrjete sociale. Olta ka publikuar një foto me trëndafila të bardhë, duke lënë të kuptohet se djali saj ka ardhur në jetë.

Olta ka treguar se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj AMAR, emër që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm’, dhe në arabisht do të thotë Hënë.

Gjatë këtyre muajve, ajo na ka treguar se po e shijon shumë mëmësinë dhe hera-herës ndan foto me të voglin e saj duke na zbukuruar rrjetet sociale.

Ndërkohë aktorja është kujdesur të japë edhe një mesazh mjaft të bukur që lidhet me gjidhënien në publik, që fatkeqësisht në vendin tonë mbetet ende “tabu”.

Pak javë më parë ajo publikoi një foto teksa shihej duke ushqyer të voglin e saj në një vend publik, teksa shkroi “Procesi më i bukur në botë!”.

Padyshim të gjithë e brohoritën njëzëri këtë veprim të Oltës që mbart një mesazh kaq të bukur.

Këtë mesazh ajo e ka risjellë sërish në vëmendje ditën e sotme, duke publikuar një foto nga procesi që e ka quajtur më të bukurin në botë, duke shkruar: “My milk is better than yours”. (qumështi im është më i mirë se i joti)

Teksa epike mbetet edhe gishti i vogël i mesit nga Amar.

Share With:
Translate »
318 Views