Me kostum dhe kollare, Zaho shoqëron mamin dhe babin në stadium

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës në stadiumin “Air Albania” u ndoq nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, figura të njohur të politikës, medas dhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Kamera e Ora News ka filmuar momentin, kur kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali Zaho kanë hyrë në stadium.

Të kapur dorë për dore, mes mijëra tifozëve të tjera, Rama, Linda dhe Zaho duket se do të jenë tifozët e veçantë të  Shqipërisë.

Pasi iu nënshtruan kontrolleve të sigurisë familja kryeministrore u fut në stadium për të përjetuar nga afër emocionet e ndeshjes, e cila është e vlefshme për kualifikueset Euro 2020.

Një tjetër e veçantë e kësaj ndeshje është edhe përurimi i stadiumit të ri, që mban emrin “Air Albania”.

Share With:
Translate »
708 Views