Me lot në sy, Melinda Ademi emocionon me fjalët për të ëmën e ndjerë
Spektakli “Zemër Luana” në Tv Klan gjithmonë ka ditur si të dhurojë emocione të ndryshme, argëtim, “show”, sfida, lojëra e shumë të qeshura, por gjithashtu nuk lë pas edhe momente të ndjera e që janë për t’u duartrokitur fort.
Shembull mjaft dinjitoz është edhe nisma që drejtuesja e programit Luana Vjollca ka nisur për të gjitha familjet në nevojë, gjithashtu një një moment mjaft emocionues dhe prekës gjatë spektaklit është edhe rikthimi i nismës “#Thuaje”, nismë kjo që autorja e riktheu në program për të vazhduar misionin për të frymëzuar shumë njerëz, pasi temat që ajo trajton janë plagë të shoqërisë që shumë persona e gjejnë veten.
Këtë herë “#Thuaje” erdhi me zërin e reperes dhe këngëtares së njohur Melinda Ademi, e cila i përloti të gjithë me fjalimin e saj duke u bërë zëri i shumë personave që kanë humbur një person mjaft të afërt në jetën e tyre si ajo me humbjen e të ëmës.
Melinda vendosi t’iu drejtojë një mesazh shumë prekës dhe të thotë disa fjalë për të ëmën e ndjerë duke e falenderuar për gjithçka.
“Brenda vetes secili prej nesh mban shumë emocione, gëzime, dhimbje, sene personale, arritje, dështime dhe humbje.. Të gjithë e humbim dikë në një moment të caktuar të jetës! Po në njëfarë mënyre tek ti je tu e kërku në qoshet e zbrazta, ndjen se këto humbje nuk janë asnjëherë të zbrazëta. Këto fjalë, unë po i them për mamin tim! Mami, faleminderit që e bëre Melindën më të fortë!
Faleminderit që kurrë nuk e lë asnjë vend bosh edhe kur ike! Faleminderit që ma le shpirtin plotë!
Thuaje! Nga njëherë plaga dhemb më pak nëse ke zë për të folur!”, përfundoi këngëtarja me lot në sy duke emocionuar të gjithë në skenë.