“Më mirë t’a puthë babai se…”/ Robert Berisha u përgjigjet kritikave që mori pasi puthjes në buzë me vajzën dhe flet për ribashkimin me Nora Istrefin

Këngëtari Robert Berisha mori shumë komente negative në rrjet pasi publikoi një foto duke puthur në buzë vajzën e tij Renee. Ai u është përgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan për këtë veprim dhe ka folur gjithashtu për ish-bashkëshorten e tij Nora Istrefin.

Puthja e fëmijëve në buzë nga prindërit është një temë e nxehtë prej dekadash, por është theksuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit kur edhe personazhe si Victoria, David Beckham apo Hillary Duff, kanë postuar foto duke puthur fëmijët në buzë.

I ftuar në një intervistë Robert Berisha e përmendi këtë fakt teksa po fliste në lidhje me foton ku u shfaq duke i dhënë një puthje në buzë vajzës së tij. Sipas tij kjo nuk përbën asnjë problem dhe “është më mirë t’a puthë babi i saj” sesa dikush tjetër.

“Unë kam marrë shumë kritika por edhe David Bechkham e puthi vajzën e vet edhe kur ka bërë 15-vjeçe. Sa ta puthë dikush tjetër më mirë ta puthë babai i vet.”– tha këngëtari i ftuar në “Mirage.”

Ndër të tjera ai foli gjithashtu për raportet me nënën e Renee, këngëtaren Nora Istrefi me të cilën pati së fundmi edhe një udhëtim në Paris. Roberti shprehu se raportet e tij me Norën do të jenë gjithmonë të mira, pavarësisht faktit se kanë një vajzë. Në lidhje me udhëtimin në Disney Land, këngëtari tha se kanë dashur që vajza e tyre të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit.

“Raportet kanë qenë gjithmonë të mira edhe do të vazhdojnë kështu. E kam thënë disa herë, edhe nëse nuk do të ishte Renee, mos të ishte vajza, nuk është mirë të zihesh me dikë sidomos me dikë që ke jetuar 13  vjet dhe që është nëna e fëmijës tënd. Kemi shfrytëzuar rastin që Renee ka qenë me pushime, e dërguam të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit ne Disney Land dhe jemi kënaqur shumë.”- tregoi ai.

Pyetja më e shpeshtë që atij i bëhet nëpër intervista është: A mendon një ribashkim me Nora Istrefin? Kësaj pyetje Robert Berisha i është përgjigjur, “Jo”, duke shtuar se i uron më të mirat në jetë por ai preferon të qëndrojë “ashtu si është.”

“Jo! I uroj sukses, fat në jetë, të gjitha të mirat por dua të rri kështu si jam ta shijoj. Jeta është shumë e shkurtër, dua ta shijoj.”– tha Roberti.

Nga ana tjetër, në intervistën e fundit që ka folur për marrëdhënien e tyre, edhe Nora theksoi faktin se ata nuk kanë lejuar që ndarja të ndikojë tek Renee, ndaj dyshja është munduar shumë. “Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”- ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja.

Share With:
Translate »
44 Views