“Më mjafton ta shoh duke qeshur…”, kjo foto e Kledi Kadiut me të bijën do ju zbukurojë ditën

Balerini i famshëm shqiptar, Kledi Kadiu, është edhe një baba tejet i përkushtuar. Ai është baba i një vajze mjaft bukuroshe të quajtur Lea. Vogëlushja është rritur dhe babi Kledi nuk mundet t’i ndalë dot dedikimet dhe emocionet që përjeton për shkak të saj. Me këtë foto të publikuar vetëm një orë më parë, Kledi i ka bërë të gjithë të emocionohen. “Është një vajzë që më ka vjedhur zemrën dhe më thërret baba. Kur kthehem në shtëpi ajo vrapon drejt meje dhe më përqafon, çdo gjë tjetër nuk është më asgjë. Më mjafton ta shoh duke qeshur për të kuptuar sa e bukur është jeta ime”, shkruan ai krahas fotos me Lean, e cila na ka vjedhur edhe ne zemrën me buzëqeshjen e saj.

Share With:
Translate »
435 Views