“Më mungojnë gjërat që s’do të jenë kurrë!”/ Si mbijetoi Keanu Reeves pasi humbi foshnjën dhe shoqen, brenda 2 vjetësh!

Jeta nuk ishte fare e lehtë për Keanu Reeves. Një nga goditjet më të hershme që ai përjetoi ishte vdekja e shokut të ngushtë, River Phoenix në 1993-shin. Në atë kohë, ai mund të shpresonte se kjo do të ishte ngjarja më tragjike e asaj dekade. Po ku e dinte ai se do të goditej më keq. Reeves është një shembull se, sado errësirë të jetë jeta, gjithmonë ia vlen të ecësh para.

“Më mungojnë gjërat që s’do të jenë

Në vitin 1995, kur Reeves ishte vetëm 31 vjeç, ai ishte në kulmin e karrierës së tij dhe po e shfrytëzonte këtë në maksimum. Po e shijonte beqarinë, por tha se shpreson që në një moment të krijojë familje. Dëshira për t’u mbledhur dhe krijuar familje e pushtoi tre vjet më vonë ku takoi Jennifer Syme, të cilën në atë kohë e cilësonte si dashuria e jetës. Ata ishin shumë të dashuruar dhe po përgatiteshin për t’u bërë prindër, pasi Syme mbeti shtatzënë një vit pas lidhjes. Fatkeqësisht, jeta kishte plane të tjera.

“Më mungojnë gjërat që s’do të jenë

Ngjarjet tragjike që riformuan jetën e Keanut

Më 24 dhjetor 1999, Jennifer solli në jetë një vajzë që çifti donte ta quante Ava Archer. Por foshnja lindi e vdekur. Syme ra në depresion pas lindjes, ndërsa aktori po përdorte karrierën e tij për të larguar mendjen nga gjërat që po i ndodhnin. Por siç e thotë dhe ajo shprehja, mjerimi do shoqëri. Vetëm 2 vjet pasi humbi foshnjën, Jennifer vdiq në një aksident me makinë. Nga ajo pikë e tutje, jeta nuk ka qenë kurrë e njëjtë për Reeves, shkruan dritare.net

Keanu, i cili është mjaft i rezervuar për jetën e tij private, foli për humbjen e Jennifer dhe Avës në një intervistë të vitit 2006.

Ai tha: “Kur njerëzit që i doni, ikin, ju mbeteni vetëm. Më mungon të jem pjesë e jetës së tyre dhe ata të jenë pjesë e simes. Pyes veten si do të ishte e tashmja nëse do të ishin këtu, çfarë mund të kishim bërë bashkë. Më mungojnë të gjitha gjërat që nuk do të jenë më kurrë.”

Për fat të mirë, Reeves nuk e lejoi pikëllimin ta shkatërrojë, por përkundrazi ai mësoi prej tij: “Pjesa më e madhe e vlerësimit tim për jetën ka ardhur përmes humbjes. Jeta është e çmuar. Është e vlefshme.”

“Më mungojnë gjërat që s’do të jenë

Në vitet 2000, jeta e Keanu hyri në epokën e errët.

Rikuperimi zgjati shumë. Keanu-t nuk i interesoi askush tjetër nga ana romantike, pasi jeta e tij personale u ndal. E megjithatë, ai nuk e kishte humbur besimin.

“Po përpiqem të mos jem kaq vetëm. Kjo është luftë. Dua të martohem. Unë dua të kem fëmijë. Kjo është maja e malit. Fillimisht duhet të ngjitem në mal. Unë do t’ia dal. Vetëm më jepni pak kohë. ”– tha ai në të njëjtën intervistë.

Gazetar i Time e cilësoi Keanu si “introverti i fundit”. Por pas shiut ka gjithmonë ylber.

“Më mungojnë gjërat që s’do të jenë

Kush është gruaja që solli dritë në jetën e aktorit?

Në vitin 2009, Keanu u takua me Alexandra Grant në një event social. Të dy ruanin kontaktet dhe takoheshin për librat e aktorit në 2011-ën dhe 2016-ën. Lidhja e tyre nuk u bë kurrë publike dhe u prezantua si një miqësi gjatë gjithë dekadës. Në vitin 2019, Keanu dhe Alexandra e bëjnë publike lidhjen e tyre.

Reeves e pa si ishte ferri, por u rikthye në jetë. Ai doli në anën tjetër si një njeri më i mirë dhe më i fortë.

Share With:
Translate »
198 Views