Pak javë para lindjes, blogerja shqiptare merr propozimin për martesë

Kanë mbetur vetëm pak javë derisa Sara Karaj dhe partneri i saj të gëzojnë fëmijën e parë në krahët e tyre. E gjithë kjo periudhë e pritjes së ëmbël, edhe për Sarën, si për të gjitha nënat shtatzënë nuk ka qenë pa siklete. Por blogerja e njohur i ka ndarë me ndjekësit e saj pothuajse të gjitha fazat e pritjes së ëmbël.

Me siguri, çasti i propozimit do të jetë një prej ditëve më të bukura të Sarës. Në dy foto të veçanta nga ky moment, Sara i dedikon edhe mesazhin e ëmbël partnerit të saj: “E dija që të doja që në momentin që të takova. Përgjithmonë PO!”

Ndërsa në foton tjetër, ku është i dukshëm edhe barku i rrumbullakosur, Sara shkruan: “Duhet të thoja ‘Po, duam’”.

Nga ndjekësit kanë vërshuar urimet për këtë propozim të veçantë, por mes tyre edhe pyetje në lidhje me unazë: “Si shumë e thjeshtë unaza…” Edhe për këtë gjë, Sara e ka gati përgjigjen: “Unë kam qejf gjërat e thjeshta dhe me shumë vlerë në përgjithësi në jetë…”

Në pranverën e këtij viti, Sara dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin, blogerja e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, nëpërmjet një videoje me momentet më të ëmbla në çift.

Share With:
Translate »
415 Views