Më në fund bebi triumfon mbi elegancën e mamit Emina
Edhe pse shumë elegante, tashmë modelja e njohur Emina Cunmulaj duket fiks si një grua shtatzënë. Emina është në pritje të fëmijës së saj të dytë, edhe pse nuk e ka treguar ende gjininë e bebit. Modelja duket se po mban një regjim të rregullt ushqimor, pasi nuk ka fituar shumë kile të tepërta. Gjithsesi në foton e fundit, Emina shfaqet me barkun e rrumbullakosur, dhe duket shumë bukur. E thjeshtë siç vetëm ajo është, Emina po i shijon këto ditë të ëmbla, të pritje të fëmijës së dytë. Ajo ka edhe një vajzë mjaft të lezetshme, që quhet Ellia Faria.