Më parë e pranoi vjehrra se nusja, historia e veçantë e Arbenit dhe Denatës

Marrëdhënia e tyre është shumë e veçantë, janë të dy kompozitorë që dashurinë për muzikën e shfaqin në çdo dalje të tyre, por bashkë i lidh edhe një dashuri tjetër, ajo për Denata Toçen. Diana Ziu dhe Arben Skënderi, dy kompozitorë të talentuar, dikur kanë pasur marrëdhënien nxënës-mësuese, ndërsa tani dhëndër-vjehrrë.

Ata ishin të ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku kanë treguar se marrëdhënia e tyre është shumë e veçantë. Ata mund të rrinë me orë të tëra duke diskutuar për artin, apo duke “u grindur” për tema të tjera jo me rëndësi, por sepse të dyve u pëlqen të diskutojnë me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, ata kanë treguar se si kaluan nga marrëdhënia nxënës – mësuese në atë dhëndër-vjehrrë. Diana tregon se si ajo “po kapte sinjale” nga vajza e saj Denata, por prapë bënte sikur nuk dinte gjë, pasi Denata vështirë se do i thoshte diçka, pasi sipas saj, ajo ishte e matur dhe donte kohën e saj. Për ta përforcuar këtë fjali të vjehrrës së tij, Arbeni thotë se ai “Po-në” e parë e ka marrë nga Diana, ndërsa Denatës iu deshën dy vite për ta pranuar atë si njeriun me të cilin do të ndante jetën.

“Për mua ishte pak e vështirë, por ka ikur me shumë takt nga shtëpia, nuk më la që të prekesha, mënyra se si ikën të dy, kur vendosën të jetonin bashkë, kur ikën te shtëpia e Benit, pa marrë akoma shtëpi të re. Ai largimi ishte me aq mençuri, sa nuk më tronditi, ishte shumë hijshëm, e bënë me shumë mençuri. Por duhet të them se me Denatën bëj shumë kujdes. Bëj shumë kujdes, se vërtet është shumë energjike për çfarë shkruan dhe për çfarë flet, por ndërkohë është shumë e ndjeshme dhe e brishtë’, – kujton Diana për të bijën.

‘Diana tashmë kishte thënë po, Denatës iu deshën dy vjet, kështu që ky është realiteti në fakt ‘ – ndërhyri Skënderi dhe Diana pranoi që kjo ishte e vërtetë.

“Po, po kështu është…”

 

Share With:
Translate »
113 Views