Më shumë humbje jete se dje, ulet numri i rasteve të reja me Koronavirus në vend

Shifrat e të infektuarve me Koronavirus janë ulur ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, në krahasim me ditët e tjera. Nga 1867 testime janë konfirmuar 100 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.

Ndërkohë kanë humbur jetën 5 qytetarë: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Share With:
Translate »
250 Views