Më shumë se kaq Adelina Tahiri nuk ka se çfarë të tregojë për barkun e rrumbullakosur

Në jetën e këngëtares së njohur Adelina Tahiri së fundmi po ndodhin një sërë ngjarjesh të bukura. Fillimisht këngëtarja u fejua, më pas u martua dhe tashmë është në pritje të fëmijës së parë. Këngëtarja nga Shkupi ka treguar vetë lajmin e bukur se shumë shpejt do të sjellë në jetë një djalë. Pra Adelina është shumë e lumtur, dhe këtë gjë e tregon më së miri në një intervistë për Prive.

“Ndoshta fytyra pasqyron çdo gjë, kështu që sado që të flas unë, brenda në shpirt jam shumë e lumtur. Kjo ka rëndësi “,-është shprehur Adelina.

Këngëtarja ka shtuar gjithashtu dhe se dashuria nuk ka kohë, dhe se nuk e kishte planifikuar shtatzëninë, por ka ardhur papritur.

“Dashuria nuk ka kohë. Nuk e përcaktojmë as unë as ti. Është diçka më e fortë. Nuk e kam planifikuar asnjëherë sinqerisht, por kur kishte dashuri të madhe ndodh edhe kjo”,-ka vijuar Adelina.

Ne i urojmë shtatzëni të mbarë Adelinës… /Revista Class

Share With:
Translate »
798 Views