Me sytë me lot, Nora Malaj: Kalova rubeolë dhe bëra vetëm një djalë por do kisha bërë 10 fëmijë

Tema e emisionit “Top Show” të mbrëmjes së sotme ishte “Shqipëria po tretet”. Fokusi i temës ishte në rritjen e numrit të emigrantëve nga dita në ditë, ulja e numrit të lindjeve dhe niveli i jetesës.

Gjatë bisedës në studio, përveç panelit u përfshi edhe publiku duke ndarë historitë dhe mendimet e tyre. Njëri nga personat e publikut pyeti drejtpërdrejt Nora Malaj se përsa ajo ka bërë vetëm një fëmijë.

Nora, me sytë me lot, u shpreh se kaloi rubeolë dhe mjeku nuk e këshillonte të lindte fëmijë. Madje ajo rrezikoi edhe për lindjen e djalit të vetëm. “Po të mos kisha kaluar rubeolë, do të kisha bërë 10 fëmijë” – shtoi Malaj dhe duket se ky është ndër pengjet më të mëdha të saj.

Megjithatë ajo është me fat që ka një djalë që e bën krenare. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
768 Views