Njihuni me vogëlushen më të famshme shqiptare, i lë pa fjalë edhe VIP-at

Është vetëm 5 vjeç, por Amila është që tani shumë e famshme. Vogëlushja ka një veçanti: Imiton në mënyrë perfekte personazhet e ekranit e showbizit. Amila ndiqet nga më shumë se 13 mijë njerëz në Instagram, ku edhe poston fotot duke pozuar e veshur njësoj si VIP-at.

Madje këta të fundit mbeten pa fjalë nga pozat që Amila rikrijon dhe kjo shihet nga komentet që i bëjnë në postime.

Faqja në Instagram e Amilës menaxhohet nga e ëma. E ftuar pak kohë më parë tek “Rudina”, ajo tregoi se Amila i realizon vetë fotot dhe nuk ka aspak nevojë për ndihmë.

Dëshira e mamasë së Amilës është që në të ardhmen vogëlushja të bëhet pjesë e botës së televizionit dhe me siguri kjo ëndërr do bëhet shumë shpejt realitet pasi vogëlushja e adhuron kamerën dhe i pëlqen të shohë veten në ekran.

Më poshtë po ju sjellim disa nga fotot e Amilës, mes tyre jo vetëm rikrijime të fotove të VIP-ave shqiptarë, por edhe atyre të huaj.

Share With:



420 Views