Me të bijën në krah duke e ushqyer, Sara Gjordeni ndan foton e ëmbël të Bardhit
Ish-missi Sara Gjordeni ka bërë një dedikim të ëmbël ndaj bashkëshortit të saj, Bardhi Idrizit, teksa ka postuar një imazh ku ky i fundit mban në krah vajzën dhe e ushqen me biberonin e qumështit.
Sara ka nënkuptuar se partneri i saj është një baba dhe një bashkëshort i dedikuar teksa shkruan krahas postimit se: “Shpresoj që jeta të të trajtoj ty dy herë më shumë mirë sesa na ke trajtuar ti ne.”
Para se të vinte në jetë vajza e tyre Nea, Sara teksa ka dhënë një intervistë ka treguar një nga periudhat më të vështira financiare, gjatë marrëdhënies me Bardhin, kur ky i fundit prishi marrëveshjen me menaxherin e tij.