Me unazën më të paimagjinueshme, Olta Gixhari tha ‘PO’ përgjithmonë

Aktorja e njohur Olta Gixhari po shijon ditët më të bukura të jetës së saj, pasi është bërë nënë për herë të parë.

Më 22 gusht, ajo solli në jetë të voglin e saj, të cilin së bashku me partnerin e pagëzoi me emrin Amar.

Tashmë, bebushi është kthyer në kryefjalën e jetës së Oltës, e cila nuk ngurron të na tregojë ndjesitë më të bukura të mëmësisë.

Megjithëse nuk na ka treguar portretin e tij, aktorja ndan herë pas here poza të dashurueshme me Amarin në Instagram, siç ishte edhe kjo e sotmja.

“…dhe thashë PO përgjithmonë”- shkruan Olta krahas fotos ku ka vendosur “unazën” nga i biri.

Megjithëse nuk e ka treguar kurrë portretin e partnerit të saj, aktorja zbuloi se jeton në shtëpi me vjehrrën, me të cilën ka një marrëdhënie mjaft të mirë.

Share With:



417 Views