FOTOT/ ‘Të dua, o dritë…’, dalin mesazhet që përdhunuesi i dërgonte në Facebook minorenes në Pogradec

Blerim Bizgjoni, 46-vjeçari nga Pogradeci i arrestuar nga Policia për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ishte shumë aktiv në rrjetet sociale. Aktiv në komentet që i linte 14-vjeçares në profilin e saj në Facebook.

E kjo e fundit, e cila e çoi pas hekurave bashkëfshatarin nga Vërdova, me denoncimin se ishte dhunuar, presionuar dhe përdhunuar prej një muaji nga 46-vjeçari, nuk ia linte mangut përgjigjet.

Nga profili i të miturës në Facebook, shohim se replikat e tyre me komente kanë vijuar deri tre ditë më parë, kur në një foto që ka postuar e reja, Blerimi i komenton me emoji “i love you”.

“Super”, “Si drit je”, ’10”, ” Si drit tkan”, “Si gazetare te kam♥♥”, janë disa nga komentet që Blerim Bizgjoni linte në fotot e minorenes.

Ndërsa ajo i përgjigjej me emoji, dhe në komplimentin si gazetare, ajo ia kthen “haha, e di e di”.

Abuzimi ka ndodhur në banesën e autorit, ku jeton me vajzat e bashkëshorten, por kjo e fundit, nuk ka mundur të dëshmojë në polici e as të bëjë gjë për këtë situatë, pasi një aksident në të cilin është përfshirë, i ka marrë gojën dhe nuk mund të flasë.

Një detaj tjetër që ka ngritur shqetësim tek grupi hetimor është se vajza ka treguar që ditën kur ka shkuar në shtëpinë e Bizgjonit, atje ka qenë një vajzë tjetër, të cilën ai e kishte larguar nga shtëpia po atë ditë. Ky detaj mund ta çonte Policinë drejt një tjetër skandali.

FOTOT/ 'Të dua, o dritë...', dalin mesazhet që FOTOT/ 'Të dua, o dritë...', dalin mesazhet qëFOTOT/ 'Të dua, o dritë...', dalin mesazhet qëFOTOT/ 'Të dua, o dritë...', dalin mesazhet që

 

Share With:
Translate »
1865 Views