Me videon e ëmbël, Sara dhe Bardhi konfirmojnë shtatzaninë

Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër.

Lajmi u dha fillimisht në promon e emisionit të Bora Zemanit “Cherry on Top”, që do të transmetohet nesër në orën 21:00.

Ndërkohë vetëm disa çaste më parë Sara e konfirmoi edhe vetë, ndërsa ndau videon e ëmbël ku duket se Bardhi po i puth barkun.

“Dritë, mami dhe babi shpresojne qe per ty te jene shembulli me i mire se dashuria e forte nuk pyet per asnje lloj sfide! 👶🏼🤍” ka shkruar Sara krah videos.

Kujtojmë se Sara Gjordeni dhe Bardhi u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Sara u skualifikua për shkak të një konflikti fizik me Françeskën, ndërsa Bardhi doli për shkak të një problemi shëndetësor të nënës së tij.

Qëkur ishte banor i BBV3, Bardhi deklaroi se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të tij dhe ashtu ndodhi. /Kids’Time/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Nikol Gjordeni (@saragjordeni)

Share With:
Translate »
23 Views