Me videot e tyre më “funny”, Luana Vjollca uron në mënyrën më speciale Marinën për ditëlindje

Marina Vjollca feston sot 31 vite jetë dhe i pari që nxitoi t’i bënte një dedikim për ditën e shënuar ishte Getoar Selimi. Reperi na vërtetoi edhe një herë tjetër se edhe djemtë e këqij gjunjëzohen para dashurisë. Ai publikoi në Instagramin e tij një foto të Marinës dhe i dedikoi asaj fjalët më të ëmbla, që me siguri do shkrinin zemrat e çdo vajze.

“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”, shkroi Getoari krahas fotos së Marinës.

Por në këtë ditë kaq të rëndësishme për Marinën, nuk kishte si të mungonte një urim nga gjysma e saj më e mirë, Luana Vjollca. Kjo e fundit ashtu si gjithmonë i ka bërë të gjithë për të qeshur e njëkohësisht ka emocionuar me urimin për Marinën. Luana ka publikuar në Instagram disa nga videot më qesharake që ka bërë me Marinën, teksa dy motrat ndajnë momente të ndryshme të ditës me njëra-tjetrën.

“Gëzuar ditën e lindjes gjysma ime! Marina Vjollca je bekimi i jetës! P.S: Tradita e publikimeve vazhdon me videot që i bëjmë për qejf”, ka shkruar Luana në urimin e saj për Marinën.

 

Share With:
Translate »
205 Views