Almeda zbulon nepsin e pritjes së ëmbël dhe shtatzënat do e kenë zili

Shumë vajza shtatzëna kërkojnë ëmbëlsira apo ushqime të veçanta gjatë shtatzënisë, por kjo nuk vlen për Almedën. Nepsi i saj janë bananet, një frut i pasur me kalium, fibër e vitamina. Këtë e ka treguar vetë Almeda e pyetur nga fansat në Instagram, teksa është shprehur se mezi po pret që vajza të vijë në jetë.

Almeda dhe Tolga kanë menduar emrin Alina për vajzën e tyre. Almeda është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe gjatë këtyre muajve i ka mbajtur fansat të përditësuar, duke postuar foto e video apo informacione sesi po e kalon shtatzëninë e dytë.

Prezantuesja ka hapur edhe kanalin e saj në Youtube ku ka nisur të zbulojë më shumë për jetën e saj.

Share With:
Translate »
407 Views