Media serbe, Kurir: Dua Lipa ka pushtuar botën me zë, por bukurinë e ka trashëguar…

Shqiptarja nuk e ka pushtuar hollivudin vetëm me bukurinë, por edhe me zë. Dua Lipa tashmë është seks simbol, por gjenet e bukurisë i ka nga nëna e saj

Kështu e nis një shkrim portali serb Kurir për këngëtaren 22-vjeçare shqiptare, që gjithnjë e më tepër po arrin majat e industrisë së muzikës.

Këngëtarja u bë e famshme falë këngëve “New Rules”, “be the One” dhe “IDGAF” ndërsa jeta e saj private tërhoqi vëmendjen e publikut botëror.

Bukuroshja e talentuar është një ëndërr e shumë meshkujve ndërsa nëna e saj Anesa, shumëkush do të pajtohet, se duket e mrekullueshme në dekadën e pestë të jetës.

Anisa është aktive në rrjetet sociale, ku adhuruesit e këngëtares e duan tejet fortë dhe duket se i ndjek trendet botërore të modës.

Share With:
Translate »
831 Views