Megan Fox: “Një shtatzani tjetër do të më shkatërronte”

Aktoja bukuroshe Megan Fox ka vetëm 15 muaj që është bërë nënë duke sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.

31-vjeçarja gjatë një interviste për revistën “Extra” ka treguar se trupi i saj nuk është në gjendje për një shtatzani të 4-të dhe nëse kjo do të ndodhte sërish, ajo do të shkatërrohej.

Megan Fox ka shtuar se asnjë nga 3 shtatzanitë e mëparëshme nuk ka qenë e planifikuar për këtë arsye nuk është e sigurt nëse i ka dhënë fund me procesin e riprodhimit. Mesa duket Megan nuk preferon të marrë masa mbrojtëse gjatë akteve seksuale!

Ajo dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green janë prindër të tre djemve të bukur. Noah 5-vjeç, Bodhi 3-vjeç dhe më i vogli i shtëpisë, Journey 15-muajsh. E rrethuar nga gjithë këta djem edhe ne jemi të sigurt që aktorja e famshme nuk do të dëshironte edhe një tjetër.

Share With:
Translate »
853 Views