Megan Fox shtatzënë? Ngrihen dyshime të mëdha pas këngës së Machine Gun Kelly

Disa thashetheme po qarkullojnë për Megan Fox, ku thuhet se aktorja është shtatzënë. Dyshimet lindën pasi Machine Gun Kelly i kushtoi një këngë asaj në “Billboard Music Awards 2022” në Las Vegas.

Ndërsa performonte në skenën e “MGM Grand Garden Arena” të dielën, reperi 32-vjeçar i ra kitarës dhe i kushtoi një pjesë të këngës fëmijës së tij të ardhshëm me të fejuarën e tij, të cilën ai tashmë e quajti: “Gruaja ime”.

“Unë e shkrova këtë këngë për gruan time”, tha ai. Vetëm pak më vonë, ai shtoi: ‘Dhe kjo është për fëmijën tonë të palindur”.

“E shkrova këtë këngë dy vite më parë…”, tha ai duke shtuar se koha e bën atë edhe më të përshtatshme për ta kënduar: “Është vërtet mirë sepse është një eklips hënor sonte. Është një hënë e plotë. Ndërkohë është ditëlindja e saj nesër”.

Ndërsa qëndronte në krah të tij, Megan tha se kënga mund ta emociononte atë teksa do e dëgjonte, pasi ka “një kuptim të veçantë dhe mjaft sekret”.

Mirëpo, a po planifikon dyshja të kenë një fëmijë?

Ndonëse kjo nuk është hera e parë që ai i referohet Fox si bashkëshortja e tij, ata nuk kanë lënë të kuptohet më parë se mund të jenë në pritje të një fëmije.

Share With:
Translate »
102 Views