Meghan dhe Harry hyjnë në shtëpinë e re, dyshja zgjedh këtë vend për të rritur djalin e tyre

Meghan Markle dhe Princ Harry janë zhvendosur së fundmi nga Los Angeles drejt Santa Barbara. Dyshja ka zgjedhur këtë vend për të rritur të voglin e tyre dhe vendimi lidhet me dëshirën që Archie ta kalojë fëmijërinë në një vend të qetë dhe jo aq të zhurmshëm sa Los Angeles.

Duka dhe dukesha e Sussex u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re në mesin e muajit korrik dhe janë shumë të lumtur që tashmë po jetojnë në shtëpinë e tyre pas disa vendesh në të cilat kanë qenë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, burime pranë mbretëreshës Elizabeth u shprehën se ajo do ta mbështesë përherë nipin e saj, pavarësisht vendimeve të tij.

Share With:
Translate »
754 Views