Meghan e pengoi shtatzanina për të shkuar në ceremoni, por dërgoi diçka shumë speciale në funeralin e Princ Philip

Meghan Markle nuk ishte e pranishme në funeralin e Princ Philip për shkak të shtatzënisë së rënduar, por bashkëshorti i saj u kthye në vendlindje për të nderuar gjyshin e ndjerë. Vetë Meghan sigurisht duhet të bënte diçka për t’i treguar familjes së bashkëshortit që është me ta në këto ditë të vështira. Ajo dërgoi një buqetë varrimi për të ndjerin, e krijuar nga Willow Crossley, i njëjti person që ka marrë përsipër rregullimin e luleve në dasmën e saj dhe në pagëzimin e Archie-t. Lulet e zgjedhura nga Meghan ishin disa lloje, por të gjitha kanë simbolikë. Royal Marines dhe Acanthus mollis, janë lulet kombëtare të Greqisë, shteti ku Duka ka lindur. Nuk munguan as Campanula, që simbolizojnë mirënjohjen dhe dashurinë e përjetshme. Rosmary për të simbolizuar përjetësinë e figurës së princit dhe lavander për devocionin e tij. Ndërsa disa trëndafila ishin vendosur për nder të muajit të lindjes së Princ Philip.Bashkë me buqetën (rreth) të varrimit, ishte edhe një letër e shkruar me dorë nga vetë Meghan.

Mesohet se ajo e ka ndjekur ceremoninë nga shtëpia e saj përmes transmetimit direkt.

Share With:
Translate »
230 Views