Meghan Markle flet për periudhën e vështirë që kaloi gjatë shtatzanisë

Meghan Markle është ndier në vështirësi dhe e pambrojtur gjatë periudhës si anëtare e familjes mbretërore dhe si Dukesha e Sussex.

Sipas Daily Mail, ajo pretendon se instancat e familjes mbretërore nuk i ofruan asaj mbrojtje gjatë sulmeve mediatike për jetën e saj private, historitë e dashurisë dhe gjëra të tjera që sipas saj ishin të pavërteta.

Madje, po sipas këtyre burimeve, ajo ka kaluar një shtatzëni të rënduar nga ana psikologjike si pasojë e atyre që shkruheshin e publikoheshin për të dhe e kishte shumë të vështirë të dilte nga kjo vorbull.

Tani çifti dhe djali i tyre Archie jetojnë në Los Angeles pas dorëheqjes së tyre nga postet dhe detyrat mbretërore, e megjithatë vëmendja mediatike që kanë, nuk është e pakët.

Share With:



211 Views