“Nuk mundesha dot më, isha gati të vrisja veten” Zamira Kita zbulon periudhën më të vështirë të jetës

Ajo është ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Emri i saj është i lidhur ngushtë me qytetin e Korçës, ku u lind e ku vazhdon të japë kontributin e saj artistik prej vitesh. E ftuar ditën e sotme në “Rreze Diellli” Zamira Kita, tregoi disa të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale. Jeta e saj ka qenë e mbushur me art, dashuri por njëkohësisht edhe me plot drama të cilat ajo i rrëfeu në këtë intervistë:

“Biografia më ka goditur shumë në të gjitha drejtimet. E kisha të vështirë të doja dikë, të lidhesha të shpresoja që të më ecte mbarë, e kisha të vështirë të fitoja një rol në film, e kisha të vështirë të shkoja në teatër dhe të vazhdoja profesionin tim si aktore që e kisha ëndërruar aq shumë, pra vuajta për një kohë të gjatë gati katër vjet. Në fakt unë jam një natyrë shumë optimiste. Nuk e di pse kam pasur gjithmonë optimizmin dhe shpresën se gjithcka do të ecë mirë. Kam patur dhe momente kur kam humbur shpresën, edhe në problematikat personale initime,dhe në ato profesionale.

Dhe kur jam emëruar në Pirg, dhe nuk shikoja asnjë dritë jeshile, në horizont asnjë gëzim, thashë u emërova në këtë fshat do të ngelem këtu, unë nuk do të luaj kurrë teatër…..por profesioni im nuk ishte atje, ajo që unë e doja më shumë se jetën time, sa që mendoja të vras veten ndoshta ky do të jetë shpëtimi i kësaj dhimbjeje të madhe që përjetova kur u emërova në fshat,’’- tha ajo.

Share With:



244 Views